HomeLajmePolicia me detaje për të shtënat në Tetovë: Dy të plagosur, 5...

Policia me detaje për të shtënat në Tetovë: Dy të plagosur, 5 të tjerë në kërkim (VIDEO)

 Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dal me të dhëna konkrete për të shtënat me armë zjarri ku mbetën të plagosur dy persona. Sipas MPB-së edhe 5 persona të tjerë janë në kërkim.

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB.

Ndërkohë siç raportuam më parë njëri nga dy të plagosurit është dërguar për në Shkup, ngaqë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments