HomeLajmeVrasja e 2-vjeçares nga babai – Këto janë detajet

Vrasja e 2-vjeçares nga babai – Këto janë detajet

 29- vjeçari kërçovar, F.D. ka rrahur për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia e ka arrestuar dje.

Ai i është dorëzuar prokurorit publik dhe kundër tij sot është ngritur kallëzim penal për vrasje.

“Ai dyshohet se më datë 18.12.2023 në shtëpinë familjare në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku më 08.01.2024, ka vdekur. Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të ngrihet kallëzim përkatës”, tha Stefan Dimoski- zëdhënës i SPB Ohër.

Mjeku Akif Ismaili nga spitali i Kërçovës thotë se vajza është sjellë tek ata në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa vetëdije.

“Fëmija 2 vjeçar nga ana e nënës është dërguar, është sjellë në realitet në Qendrën Spitalore Urgjente të Kërçovës në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, thjeshtë në një gjendje komatoze…frymëmarrje të vështirësuar. Pas ndërmarrjes së masave reanimatore me ekipin e ndihmës së Shpejtë është dërguar për në Qendrën Universitare në Shkup. Nëna e saj jepte të dhëna se fëmija është i lënduar nga ana e fëmijëve ët tjerë dhe është në një gjendje të pavetëdijshme, nuk jepte ët dhëna të tjera”, deklaroi Akif Ismaili, mjek.

Dëshmia e nënës është e kundërthënëse sepse më parë ka deklaruar se mbi fëmijën ka rënë një dollap.

Ministria e Brendshme ka njoftuar për Alsat se Prokuroria Publike duhet të përcaktojë nëse ndaj nënës është e mundur të ndërmerren disa masa, respektivisht nëse ka elementë që ajo të ketë dashur ta mbulojë krimin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vajza është pranuar me mavijosje në fytyrë, gjakderdhje dhe ënjtje të trurit dhe me fraktura të shumta të brinjëve.

Burime nga hetimi për Alsat, thonë se bëhet fjalë për familje jofunksionale me marrëdhënie të këqija mes babait dhe nënës dhe se tragjedisë i ka paraprirë një debat mes tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments