HomeLajmeAksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë...

Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar

 

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Shtip-Koçani, ku si pasojë jetën e kanë humbur dy persona ndërsa janë lënduar shtatë të tjerë.


“Janë dhënë disa urdhra për konfirmimin e shkaqeve të aksidentit. Në kontroll kanë marrë pjesë edhe persona të aftë nga fusha e komunikacionit, ndërsa sipas njoftimeve të para deri te fatkeqësia erdhi gjatë tejkalimit. 

U lëshua urdhër edhe për marrjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, për obduksionin e trupave të vdekur, urdhra për kontrollimin e shembujve nga gjaku dhe urina e pjesëmarrësve në fatkeqësi, ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë e komunikacionit-teknik”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore.


Aksidenti ka ndodhur në ora 12:26, ndërsa morën pjesë tri vetura – “Volksëagen Golf” me targa të Koçanit, “Seat” me targa të Shkupit dhe “Citroen” me targa të Vinicës.
Shtatë të lënduarit në aksident janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments